Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili dha dorëheqjen në janar 2016 pas skandalit përgjimeve, u ngarkua dje nga presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov për të formuar një qeveri të re.
Në zgjedhjet e 11 dhjetorit 2016, partia VMRO-DPMNE e Gruevskit mezi arriti të sigurojë një diferencë të vogël mandatesh se partia kryesore opozitare, social Demokratë, udhëhequr nga Zoran Zaev. Partia e Gruevskit fitoi 51 vende në parlamentin 120 vendesh, ndërsa partia e Zaev 49 vende.
Koalicioni me partitë shqiptare, që të gjitha së bashku fituan 20 vende, është e vetmja mundësi e të dyja partive kryesore për të formuar qeverinë e re. Tre partitë shqiptare, BDI, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, që kanë fituar 18 mandate, nënshkruan një platformë të përbashkët dy ditë më parë. Platforma përfshin ndryshime në kushtetutën maqedonase për të vendosur shqipen si gjuhë zyrtare dhe avancimin e të drejtave të popullsisë shqiptare.
Nikola Gruevski ka 20 ditë kohë për të formuar qeverinë. Analistët politikë shprehen se ky do të jetë një vendim i vështirë duke patur parasysh marrëveshjen mes partive shqiptare.
Komisioni Evropian ka kërkuar zyrtarisht formimin sa më shpejtë të qeverisë së re. Zëdhënësja Maja Kocianjçiç deklaroi, nga Brukseli, se Maqedonia ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme që të vazhdojë punën me reformat.