
Gjykata e Lartë rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për sekuestrimin e dosjeve të ILDKPKI-së mbi hetimet për deklaratat e pasurisë të zyrtarë të lartë të akuzuar për konflikt interesi.
Në 7 nëntor prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme sekuestruan të gjitha dosjet që përmbanin deklarimet e pasurisë së zyrtarëve të lartë, për periudhën gjatë të cilës Shkëlqim Ganaj u emëruar kryetar. ILDKPKI pas këtij vendimi e paditi prokurorinë në gjykatë.
Vendimi i prokurorisë për sekuestrimin e këtyre dosjeve u vlerësua si i paligjshëm në treja shkallët e gjykimit.
Prokuroria e akuzon kryeun e ILDKPKI për mos hetim të asnjë zyrtari të lartë si Rakip Suli, Valentina Leskaj dhe ish deputetit Koço Kokëdhima – pavarësisht akuzave të shumta publike kundër këtyre deputetëve.