Tirana 2030 — Analiza e grafikëve

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
Tirana 2030 — Analiza e grafikëve

Në shkrimin e mëparshëm folëm për procedurat e paligjshme të zbatimit të masterplanit, objektivat strategjike të “zonave të transformimit”, dhe hamendësimet për rritjen e popullsisë.

Në shkrimin e radhës, do të paraqes një tjetër aspekt të planit: shtrembërimet e të dhënave statistikore. Këtë do ta bëj duke analizuar dy shembuj: banesat me ujë brenda dhe fëmijët.

Ujë brenda në banesa

Në dokumentin e masterplanit Tirana 030 ka shumë grafikë në formë pite, të cilat kanë vetëm qëllim të të ngatërrojnë.

Shiko grafikun në figurën 1.

Fig. 1. Grafik pite, TR030, fq. 29.
Fig. 1. Grafik pite, TR030, fq. 29.

Së pari, sikurse mund të shikoni, nuk ka asnjë lidhje ndërmjet të dhënave të paraqitura dhe grafikut. Për shembull, teksti sqarues thotë se 90.2 për qind e familjeve të Tiranës dhe 6.8 për qind e familjeve të Zall Bastarit kanë uji brenda në banesa dhe ujë të rrjedhshëm brenda në tualet. Ky informacion është tronditës. Por grafiku përpiqet të thotë diçka tjetër: Në qytetin e Tiranës përqindja e familjeve që kanë ujë të rrjedhshëm është më e lartë krahasuar me përqindjen e familjeve të njësive të tjera administrative.

Nëse nuk e kuptoni mos u mërzisni. Sepse grafiku i cili tregon proporcionet e përqindjeve të familjeve me uji të rrjedhshëm në bashkinë e Tiranës thotë diçka të padobishme dhe të ngatërruara: përqindja e përqindjes, një meta-përqindje. Grafiku vetëm mbush disa hapësira boshe për t’i dhënë më shumë rëndësi dokumentit, por vlera e vërtet e tij është gati zero.

Tani, më lejoni të paraqes këto të dhëna në mënyrë të krahasueshme.

Fig. 2. Te, sorted from high to low.
Fig. 2. Të dhëna të njëjta të renditura nga vlera më e madhe në më të voglën.

Figura 2 përmban ekzaktësisht të njëjtat të dhëna si në figurën 1, por të rendituar në mënyrë të kuptueshme. Së pari, ne mund të krahasojmë njësitë e ndryshme administrative pa lexuar numrat. Në Tiranë, mbulimi me uji të rrjedhëshëm është i lartë; në Zall Bastar më i ulët. Gjithashtu mund të shohim se ka diferencë të dukshme ndërmjet mbulimit me uji në zonat urbane dhe ato rurale si Ndroqi dhe Vaqarri.

Bazuar në këtë prezantim të të dhënave statistikore, ju mund të thoni se rrjeti i furnizimit me ujë në këto zona duhet të ketë prioritet. Por, duke parë grafikët e paraqitur ne dokumentin e masterplanit lexuesit e kanë të vështirë të arrijnë në këtë përfundim. Sigurisht, në tekst mund të flitet për furnizimin me uji, por një imazh flet më shumë se një mijë fjalë. Arsyeja pse nuk i është kushtuar vëmendje kësaj teme është se: përmirësimi i furnizimit me ujë të rrjedhshëm nuk është pjesë e “objektivave strategjike” të planit, në të cilin shkruhet se:

TR030, fq. 272
TR030, fq. 272

 

TR030, Fq. 273
TR030, Fq. 273

Sikurse mund të shikoni edhe hartuesit kanë vështirësi në leximin e të dhënave të tyre: Tirana për momentin i shërben popullatues nëpërmjet tubave dhe duke arritur xx% të popullsisë” dhe “Tirana aktualisht ka humbur xx% nga uji i tij pʼer shkak të rrjedhjeve.” Një ilustrim më i mirë se ky për të treguar pa dijen e hartuesve nuk mund të kishte.

Furnizimi me uji të pijshëm i qytetarëve të Zall Bastarit nuk është prioritet i këtij masterplani. Por, megjithatë, ato kanë imagjinuar një tjetër “projekt strategjik”:

Plani i Përgjithshëm Vendor TR030 propozon pastrimin e lumit Lana me anë të makinerive të ujit të vendosura në formën e instalimeve që qëndrojnë në mënyrë të lirë. Qytetarët do të ndërveprojnë me këto makineri të pastrimit të ujit të thjeshtuara, do të mund të kuptojnë procesin që do të kryhet, ndërsa instalacioni që është vendosur në mënyrë të lirë do të kthehet në një pajisje dhe objekt të dukshëm i cili do të vërtetojë si ndryshon uji, dhe si janë përdorur burimet financiare.

Fotografa më poshtë tregon “makinerinë e ujit të vendosur në formë instalimi që qendron në mënyrë të lirë” përgjatë lumit të Lanës:

Makineria e filtrimit të ujit që qendron e lirë. TR030, fq. 57
Makineria e filtrimit të ujit që qendron e lirë. TR030, fq. 57

Fëmijët

Fëmijët janë një shembull tjetër që ilustron të njëjtin problem. Shikoni të dhënat për çiftet me dhe pa fëmijë në figurën 3 dhe 4.

Fig. 3. Çifte me fëmijë. TR030, fq. 32
Fig. 3. Çifte me fëmijë. TR030, fq. 32

 

Fig. 4. Çifte pa fëmijë. TR030, fq. 33
Fig. 4. Çifte pa fëmijë. TR030, fq. 33

Këto grafike pite duket gati të identikë, sepse në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Tiranë ka pak a shumë të njëjtin numër të çifteve me apo pa fëmijë. Me fjalë të tjera, këto grafikë nuk na japin asnjë informacion të shtuar mbi tekstin përshkrues.

Por le t’i rendisim ndryshe të dhënat, në një mënyrë më të thjeshtë, figura 5:

Fig. 5. Të njejtat të dhëna të renditura ndryshe
Fig. 5. Të njejtat të dhëna të renditura ndryshe

Të dhënat e renditura në figurën 5 na jep mundësinë të krahasojmë dy setet e të dhënave të paraqitura më parë në dy grafikë identikë. Mund të vëzhgojmë se trendi i zakonshëm është se numri i çifteve pa fëmijë është më i ulët në Tiranë se sa në zonat rurale, dhe se numri i tyre nuk është i qartë.

Ajo çfarë ne shohim është ndërveprimi i ndërlikuar i emigracionit të të rinjve, norma e vdekshmërisë dhe normën e lindjes.

Ndoshta, këto të dhëna mund të paraqiteshin më mirë nëse ndaheshin në bazë të të ardhurave ose të moshës. Nuk ka shumë kuptim nëse i paraqet ato sipas njësive administrative, sepse ato janë pak a shumë të njëjta.

Por në të gjtihë grafikët e dokumentit të masterplanit të dhënat janë të ndara në njësi administrative, si e vetmja mënyrë logjike dhe informuese për t’i paraqitur.

Kjo është shenjë dembelizmi dhe mungesë profesionalizmi. Në mënyrë që të dhënat të flasin, në mënyrë që politika të qënësishme të ndërtohen mbi to, nuk mjafton vetëm të shtypësh “krijo grafik” në Microsoft Excel. Paraqitja e të dhënave kërkon mendim dhe përgjegjëshmëri në mënyrë që ato të informojnë lexuesin.

Sigurisht, jo çdokush mund të ketë aftësinë për ta bërë këtë. Por mos harrojmë se qeveria ka paguar një kompani të huaj, Boeri Architetti me rreth 344 mijë euro për të hartuar masterplanin. Mesa duket ato nuk e kanë hartuar siç duhet.

Paraqitja e saktë e të dhënave shërben si bazë për zhvillimin e politikave të reja. Paraqitja e gabuar e tyre bëhet vetëm kur politikat në fakt nuk duhet të bazohen në të dhëna të vërteta — sikurse mund të jetë rasti i Masterplanit Tirana 2030.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>