
Në një takim me drejtuesit e degëve në rrethe, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për zgjedhjet e ardhshme. Zoti Basha foli për kandidatët për deputetë, votimin dhe numërimin elektronik. Ai ka mohuar zërat se PD nuk do të marrë pjesë në zgjedhje duke i cilësuar ato klishe nga mediat e qeverisë. Kjo parti brenda datës 15 shkurt përfundon procesin e konsultimit me qyetarët ku do të përcaktohen kandidatët më të mirë të kësaj force politike.
Deklaratat kryesore të Zotit Basha ishin:
Çdo kandidat për deputet i Partisë Demokratike do t’i nënshtrohet një procesi kontrolli të imtësishëm të integritetit të figurës.
Partia Demokratike merr pjesë në zgjedhje dhe zgjedhjet do të jenë të lira e të ndershme.
Me votimin elektronik, me numërimin elektronik shqiptarët do të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme.