Mbyllet faza e aplikimeve për Avokatin e Popullit

Mbyllet faza e aplikimeve për Avokatin e Popullit

Ka përfunduar dje afati për aplikimin për postin e Avokatit të Popullit. Kjo ishte hera e dytë që Komisioni i Ligjeve hapi procesin për aplikime, pasi në fund të dhjetorit gara, e hapur në shtator 2016, u anullua në mënyrë të pashpjegueshme.

Në thirrjen e parë u paraqiten tre kandidatura, ndërsa në përfundim të thirrjes së dytë janë regjistruar gjithsej 14 kandidatë.

Ata janë:

  1. Igli Totozani – Avokati aktual i Popullit
  2. Lefterie Luzi
  3. Jordan Daçi
  4. Erinda Ndroqi
  5. Altin Goxhaj
  6. Anton Lleshaj
  7. Suzana Pasho Hoti
  8. Zhaklina Peto
  9. Holta Aliaj
  10. Mimoza Gjika
  11. Adrian Licaj
  12. Gëzim Gjana
  13. Denar Veshi
  14. Genc Gjonçaj

Siç e kemi shpjeguar dhe më parë, Avokati i Popullit do të luajë rol të rëndësishëm në procedurat e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të vetingut, si dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Komisionit Ad Hoc, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) dhe Këshillit të përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>