Kryeministri Edi Rama ndodhet në Singapor, ku po merr pjesë në forumin ekonomik midis dy vendeve. Kreu i opozitës Lulzim Basha dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta po marrin pjesë në inagurimin e Presidenit të 45-të të SHBA-ve. Dhe Tirana, çuditërisht, po përjeton ditën e parë me diell prej javësh, me temperatura deri në 16 gradë celcius.
Duket se udhëtimet jashtë vendit të udhëheqësve kryesorë të vendit dhe mos zhvillimi i seancës parlamentare të ditës së enjte kanë sjellë një moment të rrallë paqeje dhe qetësie në kryeqytet, i cili zakonisht mbizotërohet nga orteqe të përditshme skandalesh dhe korrupsioni.
Në mungesë të lajmeve të rëndësishme politike, vëmendja e mediave është përqendruar drejt lajmeve të dhunës, drogës dhe thashethemeve, argëtimi i saj i zakonshëm.
Me kthimin e trios politike në vend pas fundjavës, priten impulse të reja në jetën politike tashmë të vakët — reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore po presin kundërshtime të reja dhe të “papranueshme”.
Të martën, në vend parashikohet sërish shi.