23 të shëruar nga Covid-19 në 24 orë, në total 40% e pacientëve janë shëruar

Nga Exit News
23 të shëruar nga Covid-19 në 24 orë, në total 40% e pacientëve janë shëruar

23 pacientë të tjerë me Covid-19 janë shëruar në 24 orët e fundit.  Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se në testimet e bëra 24 orët e fundit, pacientët kanë rezultuar negativë për koronavirusin.

Me të shëruarit e rinj shkon në 154 numrit total i të shëruarve, ose sa 40 për qind i totalit.

Prej të shëruarve 22 janë mjekë dhe infermierë, pjesë e stafit mjekësor.

Më 7 prill, në vend u regjistrua numri më i ulët në dy javët e fundit të të infektuarve të rinj: 6, duke e çuar në 383 numrin total të personave të infektuar.

Me 154 të shëruar dhe 22 viktima, numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 207 persona.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>