2482 gjoba nga policia rrugore në 24 orët e fundit

Nga Exit News
2482 gjoba nga policia rrugore në 24 orët e fundit

Policia rrugore ka gjobitur 2482 shoferë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në 24 orët e fundit.

Janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 57 leje drejtimi, nga të cilat 38 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 19 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Nga 2482 gjoba:

  • 412 janë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
  • 324 për mospërdorim të rripit të sigurisë,
  • 746 për shpejtësi mbi normat e lejura, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie,
  • 178 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në motorë,
  • 711 për parakalime të gabuara
  • 111 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>