25 mijë e 720 mësues të vaksinuar në Shqipëri

Nga Exit News
25 mijë e 720 mësues të vaksinuar në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi të enjten se deri më sot janë vaksinuar 25 mijë e 720 mësues kundër COVID-19 në Shqipëri.

Shqipëria ka vaksinuar mësuesit, stafin shëndetësor, të moshuarit, ka nisur vaksinimin e policëve e gazetareve. Do të nis vaksinimin  e personave mbi 65 vjeç dhe atyre me rrezik më të lartë infektimi.

Shqipëria po vaksinon popullsinë me AstraZeneca, Pfizer, Sinovac dhe Sputnik V.

Të enjten mbërritën në vend 100 mijë doza nga Sinovac, ndërsa javën tjetër mbërrijnë 50 mijë doza nga Sputnik V.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>