
Një 31-vjeçare ganeze u vra të shtunën nga i dashuri i saj shqiptar, në një banesë të marrë me qera pranë shkollës “Pjetër Budi” në Tiranë. E reja u dërgua me urgjencë në spital nga fqinjët, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
E reja shtetësi franceze, Jaësackie Jaboah kishte udhëtuar nga Franca në drejtim të Tiranës vetëm pak orë më herët, ndërkohë që Pira ishte në Shqipëri prej 1 muaji.
Pas krimit i dashuri shqiptar, 26-vjeçari Klinton Pira u hodh nga ndërtesa ku sapo ishin vendosur, duke gjetur vdekjen.
Policia po heton mbi rrethanat që çuan drejt situatës ekstreme.