Miratohet liberalizimi i vizave për Ukrainën

Miratohet liberalizimi i vizave për Ukrainën

Bashkimi Evropian miratoi sot lëvizjen pa viza të qytetarëve ukrainas në vendet e BE-së. Vendimi i BE-së erdhi pasi Kievi punoi në zbatimin e reformave dhe ndërmori masa antikorrupsion.

Ministri i Mbrojtjes i Maltës Carmelo Abela u shpreh se Ukraina ka bërë hapa përpara në zbatimin e reformave “në sektorin e emigracionit, rregullit publik dhe sigurisë, marrëdhëniet e jashtme dhe të drejtat themelore”.

Ukrainasit mund të qendrojnë në vendet e zonës Shengen 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditë. Ato nuk mund të hyjnë në Iralndë dhe Mbretërinë e Bashkuar, pasi ligjet e këtyre vendeve kërkojnë pajisjen me vizë.

Tashmë, qeveria e Ukrainës duhet të filloi prodhimin e pasaportave biometrike, kusht i vendosur nga BE.

Komisioneri për Emigracionin, Punët e brendshme dhe Nënshtetësinë Dimitris Avramopoulos tha se mirëpresim “hapin përfundimtar drejt lëvizjes së lirë të ukrainasve në zonën Shengen”.

Bisedimet ndërmjet Kievit dhe Brukselit për liberalizimin e vizave filloi në vitin 2008, duke marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave në vitin 2015.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>