27 persona humbën jetën nga përmbytjet në Turqi

Nga Exit News
27 persona humbën jetën nga përmbytjet në Turqi

27 persona humbën jetën pas përmbytjeve në Turqi, në rajonin e Detit të Zi të premten. Ndërkohë që autoritetet sapo arritën të vendosin nën kontroll zjarret që shpërthyen në rajonet bregdetare jugore.

25 persona vdiqën si pasojë e përmbytjeve në Kastamonu dhe dy persona të tjerë vdiqën në Sinop, tha Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit (AFAD).

Kryebashkiaku i Sinopit Baris Ayhan tha se numri i të vdekurve në krahinën e tij ishte tre, duke shtuar se autoritetet nuk mund të kontaktojnë 20 persona të tjerë. Ai i kërkoi qeverisë ta shpallte atë një zonë katastrofash.

Më shumë se 1,700 njerëz u evakuuan nga zonat e prekura nga përmbytjet, disa me ndihmën e helikopterëve dhe anijeve, tha AFAD.

Helikopterët ulën personelin e rojes bregdetare mbi çatitë e ndërtesave për të shpëtuar njerëzit që ishin bllokuar pasi uji përfshiu rrugët, treguan pamjet e ndara nga Ministria e Brendshme.

Përmbytja dëmtoi infrastrukturën e energjisë, duke lënë rreth 330 fshatra pa energji elektrike. Pesë ura u shembën dhe shumë të tjera u dëmtuan, duke çuar në mbylljen e rrugëve, shtoi AFAD. Pjesë të rrugëve gjithashtu u fshinë.

Autoriteti meteorologjik i Turqisë tha se priten reshje të tjera të dendura shiu në rajonin qendror dhe lindor të Detit të Zi dhe paralajmëroi për rrezikun e përmbytjeve të mëtejshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>