28 qytetarë janë riinfektuar me Covid-19 në Shqipëri

Nga Exit News
28 qytetarë janë riinfektuar me Covid-19 në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha të enjten se në Shqipëri janë riinfektuar me Covid-19 28 persona.

Ajo tha në Opinion  se varianti britanik i koronavirusit ka rritur infektimet në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 22,693 vaksinime gjithsej në Shqipëri. Ndërkohë qeveria ka lajmëruar se do të marrë doza të tjera vaksinash nga AstraZeneca.

Aktualisht në Shqipëri ka 35,181 raste aktive. Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë infektuar 115,442 persona dhe kanë humbur jetën 2002.

Qeveria ka vendosur ndalimin e qarkullimit nga ora 20:00 deri në orën 06:00. Po ashtu është e detyrueshme mbajtja e maskës. Ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>