“I tmerruar nga revolta popullore, nga bashkimi i madh i qytetarëve në protestën e 8 dhjetorit, Edi Rama po riciklon çdo ditë shpifje ndaj kryetarit të Partisë Demokratike. Është kjo frikë që e detyron të kopjojë propozimet e opozitës.”
Këto janë akuzat, gati fëminore, që Grida Duma ka bërë në emër të Partisë Demokratike për Kryeministrin Rama.
Opozita duket e shqetësuar se po i vidhen idetë apo propozimet që ajo ka menduar të realizojë kur të vijë në pushtet, në vend që të gëzohet pasi zbatimi i tyre është në të mirë të qytetarëve.
Disa javë më parë, kryetari Lulzim Basha shfaqi të njejtin qëndrim kur shpreh se “një qeveri e mirë nuk bëhet duke kopjuar”.
Duket gati si sjellja e një fëmije xheloz që jo vetem nuk do t’i marrin lodrën, por nëse ja marrin e kërcënon tjetrin e fillon ta thërrasë frikacak.
(Një koment për këtë çështje mund të lexohet në rubrikën Pikëpamje, nën titullin “Basha, Kopja dhe Opozita” ose direkt në lidhjen: https://www.exit.al/////2015/11/17/basha-kopja-dhe-opozita/ )