Aeroporti Nënë Tereza ka njoftuar tre fluturimet e konfirmuara për datën 20 qershor 2020.
Të shtunën, do të ketë dy fluturime vajtje-ardhje, riatdhesimi nga Roma dhe nga Frankfurti, me Air Albania. Gjithashtu, aeroporti konfirmon edhe fluturimin Tiranë-Vjenë, me linjën ajrore Wizz Air.
“Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. Nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet BE”, njofton aeroporti.⠀⠀