3 ish-ministra francezë në hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19

Nga Exit News
3 ish-ministra francezë në hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19

Franca do të hetojë ish-ministrin e shëndetësisë Edouard Philippe dhe dy ministra të tjerë shëndetësie pas ankesave të qytetarëve për menaxhimin e pandemisë nga qeveria, tha Prokurori i Përgjithshëm François Molins, më 5 korrik.

Dy ish-ministra, Philippe dhe Agnes Buzyn dhe ministri në ikje Oliver Veran do të duhet të përgjigjen për akuzën e abstenimit nga lufta për pandeminë, raportoi Le Figaro.

Lajmi erdhi gjatë ceremonisë së emërimit të ministrit të ri të shëndetësisë Jean Castex, nga Presidenti Emmanuel Macron.

Ka pasur 90 ankesa kundër qeverisë franceze që prej fillimit të pandemisë, sipas medias 20Minutes. Disa kanë akuzuar anëtar të qeverisë franceze për rrezikim të jetës së njerëzve, duke mos arritur të ndihmojnë njerëzit në rrezik deri në vrasje nga pakujdesia.

Një komision në Gjykatën e Drejtësisë së Republikës, një gjykatë speciale për hetimin e akuzave ndaj sjelljes së ministrave, hetoi 53 prej tyre dhe mbajti nëntë, të cilat iu dërguan Prokurorit të Përgjithshëm. 44 ankesat e tjera u konsideruan të papranueshme dhe u mbyllën.

Ankesat vinin nga qytetarë, doktorë, të burgosur ose shoqata, të cila3 isht janë dorëzuar që prej fillimit të karantinës, në mes të marsit, sipas Le Figaro.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>