
Tre kryeinfermierë në Spitalin Infektiv janë prekur nga koronavirusi, duke e çuar numrin e personelit mjekësor të infektuar në 35.
Deri më tani 8 prej tyre janë shëruar, ndërsa pjesa tjetër është në izolim në shtëpi ose shtruar në spital në varësi të simptomave.
Po sot, u njoftua se shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi është infektuar me koronavirus.
Bashkë Drejtorin e Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj dhe Drejtoreshën e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami, shkon në 3 numrin i drejtuesve të institucioneve shëndetësore të infektuar.