
3 parti, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Lëvizja për Legalitetin dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nuk do të marrin para nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi njoftoi se për të përfituar para, një parti politike duhet të kalojë 1% të numrit të votave, ose 15 781 vota.
106 parti politike u gjobitën me 1 000 000 deri në 2 000 000 lekë për mosdorëzim të raporteve vjetore financiare. 4 parti u gjobiten me 50 000 deri në 100 000 lekë për dorëzimin me vonesë të raportin vjetor financiar 2020.