3 të vdekur dhe 461 të infektuar me Covid-19 në Kosovë

Nga Exit News
3 të vdekur dhe 461 të infektuar me Covid-19 në Kosovë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të hënën 461 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 3,138 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit u regjistruan tri viktima me këtë virus. Sipas IKSHPK-së të martën janë shëruar 319 persona. Ndërsa ka 6,968 raste aktive.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 67,469 persona të infektuar me këtë virus.

Prej tyre, 1,582 pacientë kanë vdekur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>