3 viktima me Covid-19 në 24 orë, shkon në 62 totali

Nga Exit News
3 viktima me Covid-19 në 24 orë, shkon në 62 totali

Tre pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në 62.

Viktimat janë:

  • Një 44-vjeçare nga Durrësi,
  • Një 71-vjeçar nga Tirana,
  • Një 85-vjeçar nga Tirana.

Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore.

Kjo është dita e tretë radhazi me 3 viktima.

Në spitalin Infektiv po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>