30 vite nga momenti kur muri i Berlinit nisi të krisej

30 vite nga momenti kur muri i Berlinit nisi të krisej

Evropa kujton sot atë që konsiderohet si krisja e parë e murit të Berlinit.

Më 11 shtator 1989 Hungaria hoqi kufizimet e lëvizjeve drejt Austrisë duke i lejuar kalimin dhjetra mijërave gjermano-lindorëve drejt perëndimit.

Ngjarjet që rrodhën ato ditë shtatori në Hungari, u përshkruan gjerësisht nga mediat si lëkundja e parë e murit.

Pamje nga ana perëndimore e murit të Berlinit, 1989.

Muri i Berlinit nisi të ndërtohej më 13 gusht 1961 nga sovjetikët, të cilët pas Luftës së Dytë Botërore kontrollonin Lindjen e Gjermanisë dhe kishin ngritur atje një shtet kukull me ideoloegji komuniste.

Deri më 9 nëntor 1989 muri i ndau gjermanët. Ai ruhej nga ushtarë dhe kulla vrojtimi. Mbi 100 mijë përpjekje u bënë për ta kaluar, por vetëm 5 për qind e kaluan me sukses.

Numri i të vrarëve në përpjekje për të kaluar murin ka qenë mes 100-200 personave.

Ajo që konsiderohet si krisja e parë e murit dhe që ngjau në Hungari, filloi në qershor 1989 kur shteti hungarez vendosi të çmontonte fijet elektrike nga kufiri me Austrinë.

Zyrtarë hungarezë duke larguar telat e kufirit me Austrinë, 1989.

Pak muaj më vonë, më 11 shtator 1989 ajo la mbi 13, 000 gjermanë që me vizë turistike të kalonin drejt Austrisë.

Gjermanolindorë duke festuar kalimin nga Hungaria në Austri, 1989.

Kjo shkaktoi një reaksion zinxhir. Hungarezët vendosën ta mbyllin kufirin duke bllokuar mijëra gjermanolindorë. Atyre iu tha të ktheheshin pas, por në të kundërt ata refuzuan të ktheh mësynë ambasadën e Gjermanisë Perëndimore.

Një refugjat gjermanolindor në pritje në konsullatën e Gjermanisë Perëndimore në Budapest, 1989.
Konsullata e Gjermanisë Perëndimore në Budapest, 1989.
Familje gjermanolindore në kufirin mes Hungarisë dhe Austrisë, 1989.
Një person nga Gjermania Lindore duke kaluar për në Austri me pasaportë të re, 1989.

Situata me valët e mëdha të refugjatëve u përshkallëzua deri në fillim të nëntorit, kur muri u shemb tërësisht në gjithë Lindjen dhe bashkë me të edhe ide e perdes së hekurt që ndante Evropën në dy kampe.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>