
Në Australi një burrë akuzohet se ka gënjyer duke pretenduar se gjyshi i tij ishte i sëmurë dhe në rrezik për jetën, për të dalë më shpejt nga karantina.
30 vjeçarit i ishte kërkuar të qëndronte në karantinë në një hotel pasi mbërriti në aeroportin e Sidenit ditën e premte.
Por ditën tjetër ai u largua pasi dorëzoi një dokument në dukje i vlefshëm, që tregonte se ai kishte udhëtuar drejt Sidenit për të takuar gjyshin e tij që ndodhej në spital me një sëmundje vdkjeprurëse.
Policia më vonë vërtetoi se dokumenti ishte fals dhe zbuloi se gjyshi i 30 vjeçarit nuk ishte fare në spital.
30 vjeçari u arrestua dhe u akuzua për shkelje të rregullave për parandalimin e koronavirusit për të cilën gjykata do të marri vendim në 12 tetor.