300 afganët e parë vijnë sot

Nga Exit News
300 afganët e parë vijnë sot

Të mërkurën priten të vijnë 300 afganët e parë në vend. Minsirja e Jashtme Olta Xhaçka ka vizituar tendat e ngritura në aeroportin “Nënë Tereza”.

Afganët do të qendrojnë përkohësisht në këto tenda derisa t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore. Ata më pas do të strehohen në konvitte në Qytetin Studenti në Tiranë dhe në hotelet e Durrësit.

Afganët po vijnë në vend pas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, për pritjen e përkohshme të afganëve që kanë punuar në misionin e SHBA-ve në Afganistan, deri në kontrollin e sigurisë së tyre nga SHBA-të.

Qeveria ende nuk ka një numër të afganëve që do të strehohen këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>