
Policia ka arrestuar 6 persona për trafik të paligjshëm emigrantësh nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE-së.
“Këta persona merrnin nga 100-300 euro për çdo emigrant nga Bilishti në Tiranë dhe nga Tirana në drejtim të Kukësit ose Shkodrës”, shkruhet në njoftimin e Policisë.
Personat kanë qënë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar trafiku qëniesh njerëzore.
Policia sekuestroi “12 000 euro, 1 milion lekë, një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, 10 aparate celuarë, mandate tërheqjeje shumash monetare nga agjensitë e transfertave të parave, si dhe dy automjete që shërbenin për të transportuar emigrantët”.