
300 persona, staf mjekësor, do t’i shtohen sistemit shëndetësor si pjesë e spitaleve Covid dhe spitaleve të tjera ku ka mungesë stafi.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se ata do të jenë mjekë, teknikë apo infermierë që i janë përgjigjur thirrjes së qeverisë, veçanërisht për luftën ndaj Covid-19.
Gjatë një takimi me epidemiologët, Manastirliu tha se në vjeshtë dhe në dimër pritet të ketë shtim të rasteve të të infektuarve me Covid-19, ndaj shtimi i kapaciteteve njerëzore në spitalet Covid është shumë i rëndësishëm:
“Ne po përgatitemi për vjeshtë-dimrin, që sigurisht do të jetë i vështirë, por po përgatitemi të fuqizojmë asetet sa i përket burimeve njerëzore, epidemiologët, punonjësit në shërbimet e njësive vendore të Kujdesit Shëndetësor jo vetëm në Tiranë, ku janë dyfishuar ekipet por edhe në të gjithë qarqet.”