33 mijë njerëz në Shqipëri u shpërngulën pas dy tërmeteve, të shtatorit dhe nëntorit 2019.
Sipas raportit të publikuar nga Qendra e Monitorimit të Zhvendosjes së Brendshme të Popullsisë (IDMC), Shqipëria ishte vendi me numrin më të lartë të zhvendosjes së brendshme të popullsisë në Evropë dhe Azinë Qendrore, kryesisht për shkak të tërmeteve që goditën vendin që nga shtatori i vitit 2019.
750 njerëz u shpërngulën, pas dy tërmetet të shtatorit, me madhësi 5,2 ballë dhe 5,8 ballë. Si dhe 32 mijë njerëz u shpërngulën pas shkatërrimit të 95 mijë shtëpive nga tërmeti i nëntorit me madhësi 6,4 ballë.
Ndërkohë, në Evropë dhe në Azinë Qendrore:
23 mijë njerëz u shpërngulën nga zjarret dhe stuhitë në Spanjë. Ndërsa nga përmbytjet në Rusi nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Mbretërinë e Bashkuar u shpërngulen përkatësisht nga 12 mijë njerëz.
Ndërsa në Francë, pas përmbytjeve, zjarreve, rrëshqitjeve të dheut dhe tërmetit më të fortë që kishte parë vendi në 15 vjet, u shpërngulën 6 200 njerëz.