337 oficerë dhe komandantë të ushtrisë u dënuan, të enjten, me burgim të përjetshëm, në Turqi, si fajtorë për përpjekjen për grusht shteti në korrok 2016.
Për 92 të akuzuar të tjerë nuk është dhënë ende vendimi.
Oficërët, pilotët dhe komandantët u dënuan përjetë pasi gjykata i shpalli fajtorë për organizimin dhe drejtimin e grushtit të shtetit nga baza ajrore Akinci pranë Ankarasë.
Pas ngjarjeve të 2016-ës, dhjetëra mijëra njerëz janë burgosur ose janë në pritje të gjyqit, dhe rreth 150,000 nëpunës civilë, personel ushtarak dhe të tjerë janë shkarkuar ose u pezulluan nga puna.
Ndër të tjera presidenti Erdogan akuzon si organizatorin e komplotit klerikun Fetullah Gulen.
Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, ka mohuar çdo akuzë në lidhje me grushtin e shtetit.