
Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës njoftoi pasditen e së hënës për 2 të diagnostikuar të tjerë me koronavirus duke e çuar numrin total në 35 të infektuar.
Dy rastet e reja janë: një 44-vjeçar nga komuna e Shtimes dhe një 39-vjeçare nga Prishtina.
Kosova ka kryer deri më sot 577 teste, 35 prej të cilëve kanë rezultuar pozitive. Nga 33 të infektuarit, 1 vdiq sot. Bëht fjalë për një 82-vjeçar nga Podujeva.
Aktualisht koronavirusi është përhapur në 13 komunat: Vitina, Malisheva, Gjakova, Prishtina, Prizreni, Podujeva, Gjilani, Klina, Suareka, Ferizaj, Lipjani, Obiliçi dhe Shtimje.