3600 emigrantë të paligjshëm në 1 muaj kapen në kufirin e Ballkanit Perëndimor

Nga Exit News
3600 emigrantë të paligjshëm në 1 muaj kapen në kufirin e Ballkanit Perëndimor

3600 emigrantë të paligshëm u kapën në kufirin mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në korrik. 65% më shumë se sa e njejta periudhë e një viti më parë, raporton Frontex.

Numri total i emigrantëve të paligjshëm këtë vit u rrit me 90%, ose në 22 600 emigrantë. Shumica e tyre ishin nga Siria, Afganistani dhe Maroku.

Numri i emigrantëve të paligjëshëm, sipas Frontex për 7 muaj e parë të 2021 ishte 82 000, 59% më shumë se sa vitit 2020. Rrugët më të preferuara mbetet ato përmes Mesdheut qendror dhe Ballkanit Perëndimor.

Numri më i lartë i emigrantëve të paligjshëm u kap në Shqipëri. Vetëm në dy ditët e fundit pFrontex ka kapur mbi 130 emigrantë të paligjshëm dhe në korrik e gusht u kapën raste të trafikimit të mbi 50 personave me furgonë drejt Tiranës.

Rreth 12 mijë emigrantë të paligjshëm u kapën në Shqipëri vitin 2020 ndërsa 11,5 milionë euro përllogariten të jenë fituan nga trafikantë gjatë kësaj periudhe kohore.

Kthimi i Shqipërisë në vend kryesor tranzit drejt vendeve të BE-së ndodhi pas vitit 2017, kur Hungaria dhe Maqedonia e Veriut rritën kontrollin e kufijve. Pikat kryesore hyrëse në Shqipëri janë Kakavia, Kapshtica dhe Qafë Bota.

Shqipëria për ta shërben si vend tranzit. Pasi hyjnë në Shqipëri emigrantët shkojnë në Tiranë dhe prej aty në Hanin e Hotit në kufi me Malin e Zi ose në Morinë në kufi me Kosovën. Një tjetër rrugë është përmes detit ku emigrantët udhëtojnë nga Durrësi dhe Vlora ilegalisht për në Itali.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>