Policia ka gjobitur 361 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, gjatë 24 orëve. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.
Policia ka shoqëruar 6 qytetarë që nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentin e identifikimit. Ata janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Krahasuar me një ditë më parë, numri i gjobave është ulur në rreth 35 përqind.
Që prej 15 tetorit, në vend është e detyrueshme mbajtja e maskës mbrojtëse në çdo ambient jashtë banesës.