
37 afganë mbërritën në vend të enjten. Ata do të qendrojnë në qytetin studenti dhe më pas do të transferohen në hotelet e Durrësit dhe Lezhës, njoftoi Ministria e Jashtme.
Avioni i parë me afganë mbërriti më 26 gusht. Në vend kanë mbëritur gjithsej 644 afganë. Ata po qendrojnë në hotelet e Lezhës dhe Durrësit.
Afganët ndodhen përkohësisht në Shqipëri, në pritje të vizës amerikane.