38 ditë pas inagurimit, shkolla ‘Jeronim de Rada’ probleme me tubacionet

Nga Exit News
38 ditë pas inagurimit, shkolla ‘Jeronim de Rada’ probleme me tubacionet

Shkolla e saporikonstruktuar ‘Jeronim de Rada’, në Tiranë, duket se ka probleme të mëdha se tubacionet e brendshme, vetëm 38 ditë pas rikonstruktusionit të saj.

Muret e brendshme të saj janë lagur duke lënë të kuptohet se ka probleme me sistemin e tubacioneve.

Përfaqësuesi i PD-së Ndriçim Mehmeti publikoi të premten disa foto dhe video nga klasat e shkollës ku dallohen qartë problemet.

“Kjo është shkolla Jeronim De Rada, e inaguruar më 14 shtator 2020, pas një rikontruksioni që kushtoi 1 milion dollarë. Sot në datë 22 tetor 2020, mjediset e brendshme të shkollës kullojnë ujë dhe investimit 1 milion dollarësh i ka dalë boja në më pak se një muaj e gjysëm,” shkruan Mehmeti.

Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë sa më parë dhe të verifikojë se çfarë ndodhi me inveistimin 1 milion dollarësh dhe si u shfaqën probleme vetëm 38 ditë pas inagurimit së punimeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>