Partitë shqiptare të Luginës së Preshevës kanë fituar 4 mandate deputetësh në zgjedhjet e përgjithshme në Serbi, zhvilluar në 21 qershor.
Për herë të parë, partitë shqiptare garuan me një listë të përbashkët nën emrin Alternativa Shqiptare – Lugina e Bashkuar. Kjo listë ka fituar 0.9% të votave.
Deputët e rinj shqiptarë në parlamentin serb do të jenë Shaip Kamberi, Argjend Bajrami, Nadie Beqiri dhe Adnan Salihu.
Partia fituese e zgjedhjeve ishte, ashtu siç pritej, Partia Progresiste Serbe në pushtet (SNS) e Presidentit Aleksandër Vuçiç, me 62.5 për qind të votave, ose 180 nga 250 mandate deputetësh.
Ndërkohë shumë parti opozitare, përfshi edhe grupimin më të madh opozitar, “Aleanca për Serbinë” kanë bojkotuar zgjedhjet me pretendimin se votimet nuk do të jetë as të lira dhe as të drejtë.