4% e personave me aftësi të kufizuara trajtohen në shtet

Nga Exit News
4% e personave me aftësi të kufizuara trajtohen në shtet

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit.

Personat me aftësi të kufizuar intelektuale në Shqipëri ndeshen me shumë vështirësi dhe institucionet ofrojnë pak për ta.

Aktualisht në Shqipëri janë 74 537 persona me aftësi të kufizuar, prej të cilëve 55 237 janë me aftesi të kufizuara fizike dhe intelektuale.

Aftësitë e kufizuara intelektuale përfshijnë sindromën Down, prapambetjen mendore, ADHD dhe çrregullime të spektrit të autizmit.

Në Shqipëri jetojnë 681 persona me sindromën Down, rreth gjysma e tyre (305) janë nën 18 vjeç.

Në Shqipëria janë 15 550 fëmijë me aftësi të kufizuara, por kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë.

Sipas një studimi të World Vision në 2018, 1 në 10 fëmijë të moshës 2-17 vjeç ka një shkallë të madhe vështirësie funksione si: vëmendja, komunikimi, të mësuarit, sjellja, kujtesa, dëgjesa, shikimi, marrëdhëniet shoqërore, etj.

Pra, 10% e të gjithë fëmijëve në Shqipëri, rreth 70 mijë, shfaqin vështirësi për të cilat kanë nevojë të diagnostikohen.

Personat me aftësi të kufizuar mbështeten financiarisht nga shteti ndërkohë që atyre mund t’ju  caktohet edhe një kujdestar i cili merr të njejtën pagesë mujore nga shteti.

Ligji parashikon ndihmë 10 653 lekë në muaj për personat me aftësi të kufizuar. Në vitin 2006 ndihma ka qenë rreth 8 mijë lekë pra në 15 vitet e fundit është rritur vetëm 2 mijë lekë.

Aktualisht rreth 19 402 persona kanë një kujdestar të paguar nga shteti.

Në rast se personat me aftësi të kufizuar ndjekin arsimin e mesëm dhe më pas atë të lartë marrin respektivisht 200% dhe 300% të ndihmës bazë gjatë kohës së ndjekjes së studimeve.

Përveç ndihmës financiare, personat me aftësi të kufizuar marrin edhe shërbime në qendra përkujdesi publike ose jo publike.

Megjithatë, nga 55 237 persona me aftësi të kufizuar vetëm 2 248 marrin shërbime në qendrat publike të përkujdesit në Shqipëri.

 

marrë nga emisioni Me Pak Fjalë…

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>