4 milionë banorë këshillohen të mbyllen në shtëpi, përkeqësohet gjendja e koronavirusit ne Spanjë

Nga Exit News
4 milionë banorë këshillohen të mbyllen në shtëpi, përkeqësohet gjendja e koronavirusit ne Spanjë

Mbi 4 milionë banorë të Barcelonës janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të rritjes së numrave të të infektuarve me koronavirus.

Numri i vdekjeve të pacientëve me Covid-10 në Spanjë ka arritur në 28.400, një prej më të lartëve në Evropë, ndërsa ditët e fundit më shumë se 150 vatra të reja janë zbuluar.

Më herët qeveria ka këshilluar qytetarët që të shmangin grumbullimet me mbi 10 veta, si masë për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Vendimi u mor pasi në 24 orët e fundit u regjistruan 1, 111 raste të reja në Katalunja.

Zëdhënësja e qeverisë rajonale, Meritxell Budó, i rekomandoi banorëve të mos shkojnë në shtëpitë e tyre të pushimit dhe të shmangin plazhet publike. Gjithashtu, ajo tha se do të kufizohet numri klientëve në bare dhe restorante.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>