
Katër pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar në Durrës në 24 orët e fundit.
Sipas informacioneve të deritanishme, një prej të infektuarve është kontakt i pacientëve të mëparshëm, ndërsa tre të tjerët janë vatra të reja.
Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon hetimin epidemiologjik për rastet.