4 punonjëset e Shefqet Ndroqit kërkojnë lirim nga burgu

Nga Exit News
4 punonjëset e Shefqet Ndroqit kërkojnë lirim nga burgu

Infermieret e arrestuara disa javë më parë Sheqerije Koçi, Mira Bushi dhe Sidorela Çela, si dhe sanitarja Rukije Hoxha kanë ankimuar vendimin për arrestin me burg në gjykatën e apelit.

Sipas mediave, 4 punonjëset e QSUT kërkojnë lehtësim të masës së sigurisë.

Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest në burg 4 punonjëset, të cilat akuzohet për shpërdorim detyre.

Prokuroria kërkoi këtë masë për 3 infermieret dhe 1 sanitare, të cilat dyshohet se kanë bashkëpunuar me ish sanitaren Tire Alldervishaj.

Sanitarja Alldervishaj ndodhet në arrest me burg, pas publikimit të denoncimit në emisionin STOP,se ajo ka mashtruar duke u hequr si infermiere dhe i ka marrë familjes së pacientes rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet brenda në spital.

Vajza e pacientes ka denoncuar sanitaren dhe ka dorëzuar në prokurori bisedat me sanitaren për paratë e marra. Sipas bisedave, sanitarja i kërkonte para vajzës për t’ia shpërndarë mjekëve dhe infermierëve që kujdeseshin për pacienten. Po ashtu sanitarja kërkonte ushqim, ujë dhe mjete të tjera që duhet të mundësoheshin nga spitali, si termometër dhe pampersa.

Alldervishaj akuzohet për mashtrim dhe shpërdorim detyre.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>