
Policia e Shtetit ka njoftuar të martën në mëngjes se ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme kriminale. Kështu:
Policia e Kurbinit arrestoi një 23-vjeçar për kërcënim me armë të familjes së tij.
Polica e Elbasanit arrestoi një 34-vjeçar për plagosjen me armë të një 49-vjeçari.
Policia e Skraparit arrestoi një person të shpallur në kërkim për kultivim kanabisi.
Policia e Tiranës arrestoi një 33-vjeçar Ardit Sevo për falsifikim të testeve të COVID-19.