Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të mërkurën se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima.
Ndërkohë, nga testimi i 1 678 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 113 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 316 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 98 539 raste.
Mbeten 5 895 raste aktive.
Rastet e vdekjes janë nga komunat:Prishtinë 2 raste (72, 66 vjeç), Kaçanik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç).
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 106 651 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 217 pacientë kanë humbur jetën.