4 viktima dhe 113 raste të reja nga Covid-19 në Kosovë

Nga Exit News
4 viktima dhe 113 raste të reja nga Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të mërkurën se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima.

Ndërkohë, nga testimi i 1 678  mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 113 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 316 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 98 539 raste.

Mbeten 5 895 raste aktive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat:Prishtinë 2 raste (72, 66 vjeç), Kaçanik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç).

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 106 651  raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 217 pacientë kanë humbur jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>