4 viktima dhe 153 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

4 viktima dhe 153 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të mërkurën se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima.

Ndërkohë, nga testimi i 1.474 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 153 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 96.322.

Mbeten  7.347 raste aktive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (73 vjeç).

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 105.864 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2.195 pacientë kanë humbur jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>