400 milionë dollarë koncesione të reja nga viti 2021

Nga Exit News
400 milionë dollarë koncesione të reja nga viti 2021

Përvec koncesioneve të deritanishme, në vitin 2021 qeveria ka planifikuar të hyjë në kontrata të reja koncesionare, të cilat do ta rrisin totalin e kostos së koncesioneve me mbi 40 miliardë lekë të tjera.

Këtë fakt e pohoi, të mërkurën, ekonomisti Azmi Stringa për emisionin ”Me pak fjalë” në Euronews Albania.

Kjo shifër e çon totalin e vlerës së kontratave konçesionare dhe PPP mbi rreth 1 miliardë dollarë—koncesionet e deri tanishme i afrohen shumës 600 milionë dollarë.

Për vitin 2021, janë parashikuar rreth 14,5 miliardë lekë ose rreth 140 milionë dollarë pagesa nga buxheti i shtetit për koncesionet—4 konçesionet e shëndetësisë do të kushtojnë mbi 4,6 miliardë lekë, koncesionet e rrugëve mbi 5,3 miliardë lekë; të inceneratorëve afërsisht 2,2 miliardë lekë, etj.

Kjo barrë buxhetore do të kufizojë investiemt e qeverisë në shumë fusha, sidomos në shëndetësi dhe arsim.

“Pagesat nga shëndetësia për koncesionarin janë më të larta se sa fondi për investimet. Pra, nëse pagesa për koncesionet në shëndetësi janë 4,6 miliardë lekë, investimet janë më pak se se aq”, analizoi Stringa.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>