Radovan Karaxhiç, ish-komandanti suprem i serbëve të Bosnjës, u dënua me 40 vjet burg nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet në ish-Jugosllavi, të enjten në Hagë të Hollandës.
Ndaj Karaxhiç, 70 vjeç, ishin ngritur nëntë akuza për krime kundër popullit boshnjak gjatë luftës serbo-boshnjake 1992-1995, ku u vranë 100 mijë boshnjakë.
Karaxhiç u dënua për “për vrasje, sulm dhe terror ndaj civilëve gjatë kohës së luftës.” Megjithatë, akuza kryesore ndaj toj, ajo e genodicit, nuk u vërtetua nga Gjykata,
Dy ndër krimet kryesore për të cilat u dënua ishte rrethimi për 44 muaj i Sarajevës dhe masakrimi i rreth 8 mijë boshnjakëve muslimanë në Srebrenicë, të dyja të kryera nga forcat e komanduara direkt nga Karaxhiç.
Disa qindra ultranacionalistë serb protestuan ndaj këtij vendimi. Ato u shprehën se Zoti Karaxhiç u dënua vetëm sepse është serb.
Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç “kërcënoi” që dënimi ndaj Karaxhiç nuk duhet të përdoret kundër serbëve të Boshnjës të organizuar nën Republikën Sërbska, një nga tre njësitë përbërëse të Bosnje Hercegovinës. “Serbia ka detyrën të kujdeset për njerëzit jashtë kufijve të Serbisë, në Republikën Srpska, pre e sulmeve politike ose jo,” u shpreh Vuçiç.
Lideri Nacionalist Serbo Boshnjak Vojislav Seselj, ndaj të cilit Gjykta e Hagës do të marrë vendimin javën e ardhshme, u shpreh se vendimi kundër Karaxhiçi është një vendim “kundër të gjithë popullit serb dhe të gjithë kombit serb.”
Nq vitin 1989, Radovan Karaxhiç themeloi Partinë Demokratike Serbe të Bosnje-Hercegovinës, qëllimi i së cilës ishte që të bashkonte serbët e Bosnjës dhe të Kroacisë dhe sëbashku të mbeteshin pjesë e Serbisë në rast të shkeputjes së Kroacisë apo Bosnje-Hercegovinës. Në vitin 1992, ai shpalli krijimin e të ashtuquajturës Republika Serbska të serbëve të Bosnjes dhe u emërua President i saj dhe komandant i ushtrisë.
Nën drejtimin e tij nisi lufta etnike në Bosnje.
Në vitin 1995, Presidenti i Serbisë Sllobodan Milloshevic firmosi paktin e paqes dhe mbarimin e luftës.
Karaxhiç u arrestua në Vjenë në vitin 2007, pas 12 viteve arrati, nën një identitet të rremë.