400 kg kokainë në pronësi të kompanisë McFood

Nga Exit News
400 kg kokainë në pronësi të kompanisë McFood

400 kilogramë kokainë u kap në Kosovë në magazinat e kompanisë Mcfood në Lipjan, të hënën. Kompania është në pronësi të shtetasit kosovar Izet Sheqiri dhe shtetasit shqiptar Bledar Habili.

Dega shqiptare e kompanisë u hap më nentor 2020. Ndërsa në Kosovë, kompania funksionon prej disa vitesh.

Në një reagim për Abc News, Habili u shpreh se nuk ka lidhje me ngarkesën e porositura nga Kosova. Ai sqaroi se kompani nuk ka në pronësi asnjë mjet.

Kokaina hyri në portin e Durrësit përmes portit të Kalabrisë. Ajo ndenji në port për 15 ditë, e më pas u tërhoq nga një kamion drejt Kosovës. Policia e kapi ngarkesën në magazinat e kompanisë kunpritej të shkarkohej.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>