400 kg kokainë, policia e Kosovës sekuestroi para e armë

Nga Exit News
400 kg kokainë, policia e Kosovës sekuestroi para e armë

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, para, vetura, kompjutera dhe telefona në pronësi të 7 personave të arrestuar për trafikun e 400 kilogramë kokainë, të kapur të hënën, në Lipcjan, të Kosovës.

Në një njoftim për media, Policia kosovare tregon se kokaina vinte nga Brazili dhe hyri në vend e fshehur në një ngarkesë me pula të ngrira.

Ngarkesa me pula të ngrira ishte porositura nga kompania McFood, me seli në Kavajë dhe Kosovë. Kompania ishte në pronësi të një shtetasi kosovar dhe shqiptar.

Pronarët e kompanisë janë nën hetim nga policia.

Operacioni u zbatua nga policia amerikane në bashkëpunim me policinë italiane, shqiptare dhe kosovare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>