Drejtori i Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit Fatmir Meta kërconi sot depuetin e PD-së Agron Shehaj. Zoti Shehaj, sëbashku me deputeten Nada Meçorapja, ishin nisur drejt Jalës për të mbështetur banorët, të cilët kundërshtuan prishjen e banesave të tyre nga IKMT.
Në video e bërë publike, Zoti Shehaj i kërkon Drejtorit të IKMT-së të paraqes vendimin për prishjen e banesave. Por, Zoti Meta nuk pranoi të bëjë publik vendimin e IKMT-së, duke u justifikuar se vendimin ia ka dorëzuar avokatit të banorëve. Më poshtë mund të ndiqni videon:
Vazhdon terrori i policisë kundër popullit të pambrojtur.Mbi 10 të arrestuar (përfshirë një 14 vjeçare?) në Jalë midis qytetarëve që protestojnë kundër prishjes së banesave në mënyrë arbitrare nga Qeveria.
Posted by Agron Shehaj on Tuesday, 18 September 2018
Dhuna e përdorur nga Fatmir Meta dhe nga policia kundrejt deputetit Shehaj dhe banorëve të Jalës u dënua ashpër edhe nga Kryetari i PD-së Lulzim Basha. Në një deklaratë për shtyp ai u shpreh se:
Edi Rama çoi në Jal forca të shumta policore për të grabitur tokën e cmuar të Jalit. Ndërhyrja ka qenë e dhunshme, e paligjshme dhe kanë arrestuar edhe të mitur
Sipas dëshmive të banorëve toka do t’i kalojë në pronësi Ministrisë së Mbrojtjes për t’u shndërruar më pas në pasuri të miqve të Ramës.
Pronarët e ndërtesave, me funksion kryesisht shërbimi, u shprehën se nuk janë lajmëruar për këtë aksion. Në disa prej ndërtesave, që shërbenin si dhoma pushimi, ishin të mbushura me turistë në momentin që fadromat e IKMT-së kanë tentuar t’i shembin. Pronarët e ndërtesave kanë tentuar të ndalin fadromat, por policia ka ndërhyrë për të ndalur qytetarët.
Në gjirin e Jalës, kompania Edil-Al, një prej kompanive më të afërta të kryeministrit Rama, ka planifikuar të ndërtojë një kompleks rezidencial me vila, në një sipërfaqe toke prej 45 mijë metrash katror, ku 4100 metër katrorë janë për vila, ndërsa 2200 metër katrorë për hotelin.
Duket se ky aksion për shembjen e ndërtesave shërbën për të liruar hapësirat pranë bregdetit që më pas do të shfrytëzohen nga kompania Edil-Al.