Maqedonia e Veriut regjistroi të hënën 7 viktima me COVID-19 dhe 414 të infektuar.
Në total që prej fillimit të pandemisë kanë humbur jetën 2,510 pacientë.
Më shumë raste dhe viktima janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, dhe Ohër.
Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se 19,290 raste janë ende aktive nga83,743 që janë regjistruar në total prej fillimit të pandemisë.
Në 24 orët e fundit 496 pacientë janë shëruar duke e çuar totalin në 61,943 persona.