4150 denoncime janë regjistruar në dy vitet e fundit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK). Ky është përfundimi i studimit të kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH).
Në njoftimin për shtyp, KSHH shkruan se “denoncimet janë nga më të ndryshmet e një pjesë e tyre janë marrë parasysh nga organet e rivlerësimit”. Si dhe “denoncimet e publikut kanë dhënë një kontribut gjatë procesit të rivlerësimit”.
Sipas KSHH, qytetarët kanë denoncuar edhe persona të cilët dikur “kanë qenë në majën e sistemit të drejtësisë”.
Në fund, KSHH shprehet se “me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë mirëpret dhe asiston çdo qytetar që disponon fakte dhe prova për aspekte të kontrollit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe aftësive profesionale për gjyqtarë apo prokurorë për ti denoncuar pranë organeve të vettingut”.