43 mijë pako me fletëvotimi mbërritën në Kosovë nga diaspora

Nga Exit News
43 mijë pako me fletëvotimi mbërritën në Kosovë nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka marrë 43 mijë e 477 pako me fletëvotime nga qytetarët kosovarë që jetojnë jashtë vendit. Afati për dërgimin e votave me postë ka qenë nga 2 deri më 12 shkurt.

Më herët KQZ-ja ka njoftuar se për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, 103,582 qytetarë jashtë Kosovës u regjistruan si votues.

KQZ ka verifikuar listën e votuesve jashtë Kosovës, përmes thirrjeve telefonike. Pas verifikimeve rreth 27 mijë aplikacione për votim janë refuzuar.

Për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë u regjistruan 1.794.862 persona.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme