Të paktën 43 njerëz kanë vdekur në Gjermaninë perëndimore dhe shumë të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve të mëdha, thotë policia.
Përmbytjet më të rënda kanë goditur shtetet Rhineland-Palatinate dhe North Rhine-Westphalia, ku ka patur ndërtesa dhe makina të shkatërruara.
Të paktën gjashtë të tjerë kanë vdekur në Belgjikë dhe qyteti i Liège u ka kërkuar të gjithë banorëve të largohen.
Përmbytjet vijnë pas reshjeve të dendura në pjesë të Evropës perëndimore që kanë bërë që lumenjtë kryesorë të dalin nga shtrati.
Holanda është goditur gjithashtu keq, kryesisht në provincën jugore të Limburg.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila është në SHBA për një takim me Presidentin Joe Biden, tha se ajo ishte “e pikëlluar për ata që kanë humbur jetën” në përmbytje.
Helikopterët e policisë dhe qindra ushtarë janë vendosur në disa zona për të ndihmuar banorët e bllokuar. Më parë, policia tha se dhjetëra njerëz po prisnin në çati për t’u shpëtuar.